Skuadra e Juventusit po kërkon mesfushorin e Atletico Madridit, spanjollin Mario Hermoso, ka njoftuar të hënën “Tuttosport”. Hermoso pritet të largohet nga Atletico këtë verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe Juventusi është gati të bëjë lëvizjen për t'i siguruar shërbimet e tij.
28-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro. Hermoso po shihet si përforcim ideal te Juventusi për mbrojtjen, pasi mund të luajë si mbrojtës qendre dhe mbrojtës krahu, ndërsa ka edhe 5 paraqitje për Përfaqësuesen e Spanjës.
Ai është zhvilluar si lojtar në akademinë e Real Madridit, ndërsa para se t’i bashkohet Atleticos në vitin 2019, karrierë ka bërë edhe te skuadra e Espanyolit. Në 34 ndeshje të luajtura edicionin e shkuar, Hermoso kontribuoi edhe me 4 gola e 2 asistime.