Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Molinan

Juventusi po insiston për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut, Nahuel Molina, i cili është pjesë e Atletico Madridit.

“Tuttosport” raporton të premten se Molina ka pranuar të rikthehet në Serie A, dhe Juventusi po përgatit ofertën për ta bindur ekipin spanjoll në lirimin e tij.

Ekipi italian është gati të ofrojë mbi 30 milionë euro për argjentinasin, i cili ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2027.

25-vjeçari iu bashkua Atleticos verën e shkuar nga Udinese dhe në edicionin e tij të parë në Spanjë, pati 4 gola e po aq asistime në të gjitha garat.

Molina vitin e shkuar fitoi edhe Kupën e Botës me Argjentinën.