Real Madridi po synon transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Nahuel Molina raporton të premten “Marca”. Molina është pjesë e Atletico Madridit dhe njëri prej lojtarëve më të dalluar në kampionatin spanjoll në rolin e tij.
Ai po shihet te Reali si përforcim ideal për edicionin e ardhshëm dhe ekipi mbretëror së shpejti do ta kontaktoj Atleticon në lidhje me traneferimin e tij. Molina ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi mbi 50 milionë euro.
Ai është pjesë e Atleticos prej vitit 2022 kur iu bashkua nga Udinese, ndërsa ka edhe 35 paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës. Këtë edicion, Molina në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.