Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Molina rinovon me Atleticon

Mbrojtësi i krahut të majtë, Nahuel Molina, nuk do të largohet nga Atletico Madridi verën tjetër, pasi është pajtuar ta rinovojë kontratën me ekipin spanjoll.

“Marca” njofton të enjten se marrëveshja mes palëve është arritur dhe do të bëhet zyrtare javën e ardhshme.

Me rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2027, Molina do të mbetet pjesë e Atleticos deri në verën e vitit 2028.

Atij i është përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 90 milionë eurosh nga klubi spanjoll, i cili e vlerëson si lojtar të rëndësishëm argjentinasin.

25-vjeçari është pjesë e Atleticos prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Udinese, ndërsa këtë sezon ka 2 gola e po aq asistime në të gjitha garat për klubin nga La Liga.

Artikuj të ngjashëm