Atletico Madridi është afër transferimit të mbrojtësit të krahut, Nahuel Molina nga Udinese, ka raportuar “Marca”, të martën. Mësohet se Atletico ka avancuar në negociatat me Udinesen dhe marrëveshje mes palëve mund të arrihet gjatë kësaj jave.
Molina po kërkohet me ngulm nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone, pas paraqitjeve të mira që i pati sezonin e shkuar në Serie A. Në 35 paraqitje, Molina shënoi shtatë gola e asistoi pesë herë.
Për kartonin e 24-vjeçarit, Atletico thuhet se ka ofruar rreth 30 milionë euro dëmshpërblim. Ai ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2026, ndërsa interesim për transferimin e tij ka shfaqur edhe Juventusi.