Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico zyrtarizon Molinan

Mbrojtësi i krahut, Nahuel Molina, është përforcimi më i ri i Atletico Madridit. Ekipi nga La Liga e ka zyrtarizuar të enjten transferimin e futbollistit argjentinas.

Molina tek Ateltico ka kaluar nga skuadra e Udineses dhe me ekipin nga La Liga ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Atletico nuk ka zbuluar detajet e marrëveshjes me Udinesen, por raportohet se ka paguar 25 milionë euro për kartonin e Molinas.

24-vjeçari ka qenë pjesë e Udineses prej vitit 2020 dhe në dy sezonet e fundit ka treguar paraqitje të mira në Serie A. Në 68 ndeshje të luajtura me ekipin italian ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Artikuj të ngjashëm