Mbrojtësi Mario Hermoso pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit për sezonin e ardhshëm. “Tuttosport” shkruan të dielën se Juventusi tashmë ka kontaktuar Hermoson për ta bindur që në fund të këtij sezoni të transferohet në Itali.
28-vjeçari është pjesë e Atletico Madridit dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri verën tjetër, ndërsa te Juventusi mund të transferohet si lojtar i lirë.
Ekipi italian i ka ofruar kontratë katërvjeçare dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet në afatin kalimtar të janarit.
Hermoso prej vitit 2019 është pjesë e Atleticos, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 10 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe 5 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Spanjës.