Pas Arsenalit e Manchester Unitedit, në garë për mbrojtësin Jose Maria Gimenez janë futur edhe Real Madridi e Barcelona, ka njoftuar “Fichajes” të enjten.
Bëhet e ditur se katër klubet po e rivalizojnë njëra tjetrën për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madridit.
28-vjeçari pritet të largohet nga Atletico në fund të këtij edicioni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Gimenez ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro. Ai është pjesë e Atleticos prej vitit 2013 dhe ka fituar pesë trofe, përfshirë dy tituj kampioni të Spanjës. Këtë edicion, Gimenez ka 5 paraqitje me Atleticon në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm