Sulmuesi nga Meksika, Santiago Gimenez, po shkëlqen këtë edicion tek Feyenoordi dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane, ka shkruar “Sky Sports” të hënën. Chelsea, Tottenhami e Arsenali po e rivalizojnë Real Madridin për shërbimet e 22-vjeçarit.
Gimenez këtë verë iu bashkua Feyenoordit nga Cruz Azuli dhe ka shënuar 10 gola në 8 paraqitje për ekipin holandez.
Ai ka kontratë me Feyenoordin deri në vitin 2027, ndërsa klubi holandez tashmë ka caktuar çmimin e Gimenezit duke parë interesimin e madh të skuadrave tjera. Mësohet se Feyenoordi për ta lënë të lirë Gimenezin po kërkon 50 milionë euro, pavarësisht se për transferimin e tij pagoi 6 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm