Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea interesohet për Gimenezin

Drejtuesit e Chelseat kanë shprehur interesim për mbrojtësin Jose Gimenez, përcjell “Daily Mail” të mërkurën.

Te Chelsea po synojnë ta transferojnë Gimenezin në fund të këtij sezoni dhe së shpejti pritet t’i bëjnë ofertë zyrtare Atletico Madridit.

Gimenez është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në La Liga dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro. 27-vjeçari është pjesë e Atleticos prej vitit 2013 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai po shihet te Chelsea si përforcim i duhur në mbrojtje për sezonin e ardhshëm.

Këtë edicion, Gimenez ka regjistruar 14 paraqitje në të gjitha garat për ekipin spanjoll.

Artikuj të ngjashëm