Mbrojtësi Jose Maria Gimenez sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i Chelseat në afatin kalimtar të janarit. “AS” përcjell të hënën se Gimenez do të transferohet te Chelsea në fillim të vitit të ardhshëm, pasi ka marrëveshje me klubin anglez.
Thuhet se Chelsea po punon për të arritur marrëveshje edhe me Atletico Madridin, ekip që vlerëson lart reprezentuesin e Uruguait.
28-vjeçari, më herët, ka refuzuar rinovimin e kontratës me Atleticon, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga Spanja.
Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 50 milionë euro. Gimenez është pjesë e Atleticos prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Danubio i Uruguait dhe këtë edicion ka 1 paraqitje në La Liga.