Feyenoordi po shkon drejt titullit të kampionit në elitën e futbollit të Holandës, ndërsa pjesë e gjigantit holandez është edhe Santiago Gimenez, 21-vjeçar.
Mediumi “Mexican La Razon” ka shkruar të shtunën se interesim për shërbimet e tij ka shprehur Newcastle i Premier Leagues angleze.
Për ta transferuar meksikanin, Newcastle duhet ta mposhtë edhe konkurrencën e Crystal Palaceit e Brightonit në Angli, si dhe të Benficas e Portos në Portugali.
Gjatë këtij edicioni të “Eredivisies” në Holandë, Gimenez ka shënuar nëntë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me tri asistime.
Në Ligën e Evropës, po ashtu, ka dhënë kontribut me pesë gola në shtatë ndeshje.
Kontrata e tij me Feyenoordin i skadon në vitin 2026.