Mbrojtësi i krahut të djathtë, Alvaro Odriozola, pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë për t’u transferuar në Serie A.
“Calciomercato” bën të ditur të enjten se interesim për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Interit.
26-vjeçari tek Interi po shihet si zëvendësim ideal për holandezin Denzel Dumfries, që pritet të transferohet në Angli.
Interi do t’i nisë kontaktet me Realin prej javës së ardhshme dhe do të ofrojë rreth 20 milionë euro për Ordiozolan.
Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, ndërsa sezonin e fundit ishte i huazuar te Fiorentina.
Odriozola karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni e Real Sociedadi.
Artikuj të ngjashëm