Alvaro Odriozola do të largohet nga Real Madridi gjatë këtij muaji për të vazhduar karrierën në Serie A, sipas të gjitha gjasave te Fiorentina.
Mediumet italiane kanë njoftuar të premten se Fiorentina pothuajse ka arritur marrëveshje me Realin për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili këtë edicion ka vetëm 57 minuta lojë te ekipi spanjoll. Për transferimin e 25-vjeçarit, Fiorentina është e gatshme të paguajë rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Odriozola ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024 kurse ka qenë edhe pjesë e Bayern Munichut e Real Sociedadit.
Artikuj të ngjashëm