Interi ka mposhtur 4:2 Sassuolon për t’u ngjitur në vendin e tretë në tabelën e Serie A në Itali.
Ekipi i Simone Inzaghit triumfoi falë dy golave të Romelu Lukakus, një të Lautaro Martinezit dhe një autogoli të Tressoldit. Te mysafirët realizuan Matheus Henrique dhe Frattesi.
Në tabelë, Interi ka shfrytëzuar gabimet e Lazios dhe Milanit që barazuan dhe humbën në xhiron e 35-të.
Tash Interi ka 66 pikë, aq sa ka edhe Juventusi që është i dyti. Napoli veçse është kampion me 83 pikë, teksa ka edhe katër ndeshje deri në fund.
Interi është edhe në prag të finales në Ligën e Kampionëve. Mesjavën tjetër luan në gjysmëfinalen e dytë ndaj Milanit. Të parën e ka fituar 2:0.
Artikuj të ngjashëm