Interi ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull të kampionit. Të dielën mbrëma Interi fitoi me rezultat minimal derbin ndaj Juventusit.
Derbi i javës së 23-të të kampionatit elitar të Italisë, Serie A u vendos me autogolin e Federico Gatti.
Ai shënoi në portën e tij në minutën e 37-të. Me këtë fitore, Interi është forcuar në vendin e parë me 57 pikë. Ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Juventusi që është i dyti me 53 pikë.