Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi e sheh Cavanin si zëvendësues të Sanchezit

Interi e sheh Edinson Cavanin e Manchester Unitedit si zëvendësues të mundshëm të Alexis Sanchezit, raportoi “Gazzetta dello Sport” të hënën.

Sanchez me Interin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, por kampioni i Italisë nuk dëshiron ta mbajë më gjatë për shkak të pagës së lartë.

Interi shpreson ta shesë gjatë verës kilianin për t’i hapur rrugë transferimit të Cavanit si lojtar të lirë në qershor.