Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cavani mund të kthehet në Serie A

Interi ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Unitedit, Edinson Cavani. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi uruguaian po shihet si zëvendësues i Alexis Sanchezit, që do të largohet në fund të sezonit.

Cavani ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershor të këtij viti.

35-vjeçari nuk do ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin dhe do të largohet në verë.

Ai mund të transferohet në Serie A si futbollist i lirë.

Uruguaiani mund të joshet me një rikthim në Serie A, ku më parë ka luajtur për Napolin dhe Palermon.

Artikuj të ngjashëm