Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sanchez shkëput kontratën me Interin, pranë kalimit te Marseille

Alexis Sanchez e ka shkëputur kontratën ne Interin, ndërsa pritet t’i bashkohet Marseillet. Prishjen e kontratës e ka bërë të ditur të hënën mbrëma Interi.

Mediume të ndryshme kanë raportuar se sulmuesi kilian do t’i bashkohet klubit elitar të Francës. Sanchez kaloi tre sezone te Interi ku shënoi 20 gola, përfshirë nëntë sezonin e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kiliani ishte ndër lojtarët më të paguar te klubi italian. 33-vjeçari më herët karrierë ka bërë edhe te Manchester United, Arsenali, Barcelona, Udinese.