Alexis Sanchez më nuk është futbollist i Interit. Kiliani 33-vjeçar ka shkëputur kontratën me Interin që i skadonte muajin e shkuar.
Lajmi është konfirmuar edhe në uebfaqen zyrtare të Interit. Sanchez është larguar nga Interi si lojtar i lirë pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi.
Ai ishte ndër lojtarët më të paguar te Interi, me pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh. Shkëputja e kontratës mes palëve është arritur pasi Interi ka pranuar t’i paguajë Sanchezit një kompensim prej katër milionë eurosh. Ai ishte pjesë e Interit prej vitit 2020 kur iu bashkua si futbollist i lirë pasi u largua nga Manchester Unitedi. Me fanellën e Interit, Sanchez ka regjistruar 108 paraqitje duke shënuar 20 gola e 23 asistime.