Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi cakton çmimin për holandezin Dumfries

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Dumfries mund të largohet nga Interi në fund të sezonit, por me kusht që kampioni italian të marrë një ofertë të mirë. E për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, Interi po kërkon hiq më pak se 40 milionë euro.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se ky është çmimi që Interi i ka caktuar holandezit, i cili po monitorohet nga Bayerni e Tottenhami.

Dumfries iu bashkua Interit para fillimit të këtij sezoni nga PSV Eindhoveni për 15 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2025.