Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta: Vështirë të shohësh Messin në një klub tjetër

Ish-mesfushori i Barcelonës Andreas Iniesta ka pranuar se do të jetë vështirë ta shoh Lionel Messin duke luajtur për një ekip tjetër.

Iniesta dhe Messi, kanë luajtur së bashku te Barcelona duke fituar çdo gjë që mund të fitohet në nivel klubi. Iniesta para tri vjetësh u largua nga Barcelona për t’u transferuar në Japoni te Vissel Kobe, ndërsa Messi do të jetë pjesë e Paris Saint-Germainit në sezonin e ri pasi u largua nga “Camp Nou”.

“Do të jetë vështirë ta shohës atë në fanellë të klubit tjetër. Leo ka përfaqësuar Barcelonën për shumë vite, por nganjëherë situatat janë ato që diktojnë gjërat. Nuk kam parë ndonjëherë futbollist si ai, dhe nuk besoj se do të shoh”, ka pranuar Iniesta, i cili ka regjistruar gati 700 paraqitje me fanellën e Barcelonës.