Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

​Iniesta paralajmëron rikthimin te Barça

Mesfushori Andres Iniesta ka paralajmëruar rikthimin te skuadra e Barcelonës. Iniesta, i cili është pjesë e ekipit nga Japonia, Vissel Kobe, ka pranuar se dëshiron të kthehet në “Camp Nou”.

Ditë më parë, Barcelona e zyrtarizoi si trajner të ekipit Xavi Hernandezin, ish-bashkëlojtarin e Iniestas në vitet e arta të ekipit katalanas.

“Do të doja të kthehesha te Barça në të ardhmen. Nuk e di në çfarë forme. Do të doja të ndihmoja në një mënyrë tjetër përveçse të luaja”, ka thënë Iniesta.

37-vjeçari u largua nga Barcelona në verën e vitit 2018 për t’u transferuar në Japoni. Ai me Visel Koben ka kontratë deri në fund të vitit 2024. Këtë edicion, Iniesta ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime në 25 ndeshje.

Artikuj të ngjashëm