Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imobile negativ për COVID-19, autoritetet s’e lënë të luajë për Italinë

Ciro Immobile sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane ka dalë negativ për Covid-19. Megjithatë, autoritetet lokale të shëndetësisë nuk do ta lënë sulmuesin e Lazios të luajë për Italinë.

Sipas “laLazioSiamoNoi” dhe “tuttomercatoweb”, Immobile dy herë rresht ka dalë negativ në testin për koronavirus.

Por, ai ende nuk do të lejohet të dalë nga izolimi, për shkak të gjenit famëkeq “N”.

Ky është elementi i tretë i testit për Covid-19 që kontrollohet në disa laboratorë e në disa të tjerë jo.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se kjo është e parëndësishme sepse e tregoi prezencën e Covid-19, por jo edhe infektimin e lojtarit.