Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Immobile sulmohet para familjarëve, presidenti Lotito nuk i del në mbrojtje

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka refuzuar që t’i dalë në mbrojtje Ciro Immobiles.

Immobile dhe familja e tij është sulmuar të premten para shkollës së djalit të tij.

Lotito ka thënë se një gjë e tillë atij i ndodh “çdo ditë”.

Kapiteni i Lazios ishte me gruan dhe djalin katërvjeçar, kur një grup tifozës u janë afruar dhe i kanë sulmuar verbalisht e fizikisht.

“Kjo më ndodh mua çdo ditë. Kam jetuar me mbrojtje për 20 vjet. Kam pranuar kërcënime me vdekje çdo ditë. Por nuk e bëj gjithë këtë bujë”, ka thënë Lotito të shtunën për “Calciomercato”.

Lazio ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.