Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Immobile aksidentohet me familjen, makina e tij u përplas nga tramvaji

Sulmuesi i Lazios dhe kombëtares italiane, Ciro Immobile, ka shpëtuar për mrekulli së bashku me familjen e tij, ndërsa është përfshirë në një aksident.

33-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjet kur u përplas nga një tramvaj, ndërsa shkak dyshohet kalimi i mjetit tjetër udhëtues në momentin kur semafori ndalonte diçka të tillë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tramvaji ka kaluar në momentin kur drita e semaforit është e kuqe, ndërsa ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar disa automjete, ndërsa 7 persona janë shoqëruar me ambulancë në spital, mes tyre dhe dy vajzat e mitura të futbollistit.

Ato janë shoqëruar me mbajtëse në pjesën e qafës, për shkak dhe të tronditjeve të pësuara.

Vetë 33-vjeçari pohoi për mediat se ishte mirë, kishte vetëm dhimbje krahu.

Edhe Immobile sulmohet para familjarëve, presidenti Lotito nuk i del në mbrojtje Sport Immobile sulmohet para familjarëve, presidenti Lotito nuk i del në mbrojtje

“Për fat jam mirë, vetëm më dhemb pak krahu”, u shpreh kapiteni i lacialëve.

Ngjarja në fjalë u regjistrua në një distancë jo të madhe nga stadium Olimpico, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje zbardhi detajet e plota të aksidentit./euronews