Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile ka gjasa të mëdha që prej vitit të ardhshëm të luajë në Arabinë Saudite.
“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Immobile po shqyrton ofertat e majme që së fundmi i ka marrë nga dy skuadra saudite. Bëhet fjalë për Al-Shabaabin dhe Al-Wedha, që i kanë ofruar 40 milionë euro për dy vjet.
33-vjeçari ka njoftuar Lazion për interesimin nga Arabia Saudite dhe ekipi italian është i gatshëm ta lirojë në janar për një ofertë mbi 30 milionë euro.
Ai është kapiten i Lazios dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë edicion, Immobile ka shënuar 2 gola në 9 paraqitje për Lazion në të gjitha garat. Ai është pjesë e Lazios prej vitit 2016.
Artikuj të ngjashëm