Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është shprehur i lumtur me angazhimin e futbollistëve të tij në fitoren ndaj Prishtinës, me rezultatin 2:0. Trajneri i skuadrës nga Suhareka beson se karakteri i lojtarëve u tregua në këtë takim.
“Sigurisht, ishte një udhëtim i vështirë pasi dihet pozicionin që ka Prishtina. Është një ekip i fortë dhe është kampion në fuqi. Kishim vështirësi në pjesën e parë. Duke parë kundërshtarin dhe mungesat që kishim, e kishim të vështirë. Fati ishte në anën tonë. Në penalltinë e bërë nga Lumbardh Dellova ndryshoj ndeshja, por karakteri i futbollistëve u shpreh më së mirë pasi e vumë në vështirë kundërshtarin. Kemi ndryshuar lojën pas largimit të Dellovës dhe vendosëm të luajmë në të dy krahët. Kjo ishte ajo që nga bëri të ndryshonim mënyrën e lojës dhe të arrijmë golin”, ka thënë Ilir Daja, që ka tri fitore prej se erdhi në krye të Ballkanit.