Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Daja i lumtur me fitoren ndaj Prishtinës

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Prishtinës, të dielën në Suharekë. Ballkani fitoi 2:0 dhe i është afruar më tepër titullit të kampionit.

Daja shpreson të vazhdohet me paraqitje të tilla edhe në ndeshjet tjera kampionale.

“Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ku kemi pasur shumë raste. Duhet marrë parasysh që përballë kemi pasur një skuadër që vinte nga rezultatet pozitive në kampionat”, tha Daja. “Ajo që është më e rëndësishme është fitorja pasi kemi pasur mungesa shkaku i kartonëve dhe dëmtimeve. Në Ballkan kemi një ekip të dytë me djem të ri me perspektiv që po e tregojnë veten dhe këto mungesa që kemi pasur nuk janë vërejtur edhe shumë. Çdo ndeshje të jep besim më të madh pasi vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive. Jemi fokusuar të gjithë bashkë t’i marrim ndeshjet hap pas hapi, pasi çdo ndeshje është finale. Kemi entuziazmin dhe tani duhet t’i japim edhe më shumë pasi jemi afër finishit”.