Një gol i shënuar nga Kelechi Ihenacho i ka mjaftuar skuadrës së Leicester Cityt që të kualifikohet në 1/8 e finales së Kupës FA.
Leicester City të shtunën në kuadër të rrethit të katërt të kësaj gare, fitoi me vështirësi në udhëtim te Walsalli, 1:0.
Walsalli është skuadër e kategorisë së katërt në futbollin anglez.
Belgu Youri Tielemans humbi penalltinë në minutën e 48-të, kurse Ihenacho golin e fitores e realizoi në minutën e 68-të.