Leicester City është ndalur në një të tetën e finales në Kupën FA. Ndonëse vendas, Leicesteri të martën mbrëma u mposht nga Blackburn Rovers i kategorisë së dytë angleze.
Tyrhys Dolan shënoi golin e parë për Blackburnin, ndërsa për 2:0 shënoi Sammie Szmodics në minutën e 52-të.
Golin e vetëm për skuadrën e Premier Leagues, Leicester City, e shënoi Kelechi Iheanacho në minutën e 67-të.