Janë dashur dy pjesë nga 15 minuta shtesë që Chelsea ta eliminojë nga Kupa FA Wrexhamin, ekip të rangut të dytë të garave në Angli.
Ekipet barazuan 2:2 në kohën e rregullt. Në fund Chelsea kaloi në çerekfinale me fitoren 4:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht Sam Smith kaloi Wrexhamin në epërsi në minutën e 18-të, para se rezultati të barazohej me një autogol të Arthur Okonkwos në minutën e 40-të.
Vendasit kaluan sërish në epërsi në pjesën e dytë përmes Callum Doylet në minutën e 78-të, ndërsa në minutën e 80-të rezultatin e barazoi Josh Acheampong.
Në minutën e 93-të, Wrexhami mbeti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të George Dobsonit.
E në kohën shtesë, Alejandro Garnacho dhe Joao Pedro shënuan për të shmangur turpërimin dhe për ta kaluar Chelsean në çerekfinale të Kupës.