Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sunderlandi siguron Evropën, lë Chelsean jashtë

Xhaka dhe  Sunderlandi

Sunderlandi i Granit Xhakës e ka siguruar pjesëmarrjen në kupat evropiane më saktësisht në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm. 

Sunderlandi të dielën në xhiron e fundit në Premier League e mposhti Chelsean në shtëpi me rezultatin 2:1. 

Me këtë humbje, Chelsea, mbeti jashtë garave evropiane. 
Trai Hume e kaloi në epërsi Sunderlandin në minutën e 25-të. Malo Gusto shënoi autogol në minutën e 50-të për 2:0 në të mirë të vendësve. 

Golin e vetëm për Chelsean e shënoi Cole Palmer në minutën e 56-të. 
Chelsea nga minuta e 62-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi që Wesley Fofana u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. 

Mesfushori Xhaka e kompletoi ndeshjen te Sunderlandi. Sunderlandi e mbyll kampionatin në vendin e shtatë me 54 pikë, kurse Chelsea në vendin e dhjetë me 52 pikë. 

Për Xhakën dhe Sunderlandin pjesëmarrja në kupat evropiane për edicionin e ardhshëm është një arritje e madhe. 

Kanë kaluar plotë 51 vjet që kur Sunderlandi nuk ka luajtur në garat evropiane. Pjesëmarrja e parë në Evropë ishte në edicionin 1973/74.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo