Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndalet nisja e përkryer e Sunderlandit të Xhakës në Evropë

Granit Xhaka

Sunderlandi ku kapiten është Granit Xhaka nuk ka arritur ta fitojë edhe ndeshjen e tretë në Ligën e Evropës, nga po aq ballafaqime të luajtura. 

Pas fitoreve ndaj AZ Alkmaarit dhe Torreenses, Sunderlandi barazoi 1:1 në udhëtim te Lech Poznani të enjten mbrëma. 

Sunderlandi i ka shtatë pikë pas tri ndeshjeve, ndërsa për skuadrën polake ishte pika e parë e fituar. 
Timur Tuterov shënoi për skuadrën angleze, kurse Leo Bengtsson i barazoi shifrat dhe e vendosi rezultatin përfundimtar. 

Xhaka luajti deri në minutën e 63-të.