Inkuadrimi i Granit Xhakës solli fryte te Sunderlandi që të enjten mbrëma mezi fitoi në udhëtim ndaj skuadrës së kategorisë së dytë portugeze, Torreense.
Sunderlandi fitoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Evropës.
Braziliani Volnei shënoi për vendësit në minutën e 37-të, ndërsa Xhaka u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të.
Fillimisht, Jules Ahoka i barazoi shifrat në minutën e 67-të, kurse kapiteni i Sunderlandit dhe Zvicrës, Xhaka, asistoi në golin e fitores në minutën e tretë të kohës shtesë. Shënues ishte Noah Sadiki.
Për Sunderlandin ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje të luajtura. Torreense i ka tri pikë.