Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Igli Tare: Kemi marrë ofertë nga Rusia për Vedat Muriqin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se kanë marrë një ofertë për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

Tare nuk ka zbuluar skuadrën që ka shprehur interesim për Muriqin.

“Kemi marrë një ofertë nga Rusia por nuk mund të them asgjë tjetër”, deklaroi Tare.

Sipas mediave italiane interesim për sulmuesin shtatlartë ka shprehur CSKA e Moskës.

Muriqi do të largohet nga Lazio në këtë afat kalimtar, pasi nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.