Sport

Muriqi transferohet te Mallorca

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi është larguar nga skuadra e Lazios. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit italian.

Skuadra nga Serie A ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Mallorcan për shitjen e sulmuesit kosovar.

Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

Muriqi sezonin e shkuar ishte i huazuar te skuadra spanjolle.