Sport

CSKA e Moskës po e pret Muriqin

Lazio është duke tentuar ta shesë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Lazios ka disa ditë që kanë nisur negociatat me CSKA Moskën që ka shprehur interesim për Muriqin.

Klubi italian thuhet se ka gjetur marrëveshjen me CSKA-n, që ka arritur ta bindë Lazion për ta liruar Muriqin.

Skuadrës ruse thuhet se tani i mbetet ta bindë lojtarin që të transferohet. Bisedimet mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit kanë nisur, por sulmuesi kosovar thuhet se nuk është i bindur për një transferim në Rusi.