Futbollisti i Schalkes, Blendi Idrizi, ka debutuar me Kosovën në futboll në ndeshje zyrtare. Ai iu kthye fushës së gjelbër pas një lëndimi shumë të rëndë në gju, por i është gëzuar ftesës nga Kosova. Ka thënë se do ta jap më të mirën, pavarësisht se çfarë i kërkon trajneri.
“Ka qenë një kohë shumë e vështirë pas lëndimit në gju. Kam qenë dy muaj jashtë fushës. Në 2-3 javët e fundit jam kthyer me skuadrën dhe jam gëzuar shumë që jam thirrur nga Kosova dhe ka qenë eksperiencë e mirë. Kur kam qenë unë, të dyja ndeshjet i kemi fituar. Të mërkurën humbëm ndërsa sot barazuam. I kam shikuar ndeshjet e Kosovës, por ne duhet të luajmë për të fituar, duhet të luftojmë si sot deri në fund. Trajneri vendosi që unë të luajë në krahun e djathtë dhe unë luajë ashtu siç dëshiron ai. Gjithmonë e jap maksimumin për ekip, qoftë me gola apo asistime apo gjëra të tjera. Kjo është puna ime”, theksoi Idrizi pas ndeshjes.