Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka thënë se Trepça ’89 nuk ka merituar ta humbë ndeshjen nga Dukagjini.
Ai ka thënë se kanë pësuar gol nga një pakujdesi.
“E kemi pritur se do të jetë ndeshje e fortë, por mendoj kur nuk i shfrytëzon rastet atëherë pëson. Në pjesën e parë ne krijuam raste dhe dominuam, por pësuam pastaj gol nga një pakujdesi apo nga asgjëja. U ndëshkuam, por unë jam i kënaqur me angazhimin. Ndoshta sot na mungoi vetëm konkretizimi, megjithatë na mbetet të ecim para. Nuk funksionoi vetëm sulmi, pasi kishim shumë gjuajtje drejt portës së Dukagjinit, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Idrizi.