Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi: Do të luftojmë deri në fund

Trajneri i Trepçës ’89 ka thënë se ndeshjen e nisi mirë skuadra e tij, por pësoi dy gola nga Dukagjini pas gabimeve të lojtarëve që ai drejton.

Shpëtim Idrizi theksoi pas ndeshjes se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se do të luftojë deri në fund.

“Realisht nisëm mirë por dy golat në pjesën e parë ia falëm Dukagjinit me gabimet që i bëmë. U munduam të ktheheshim dhe realizuam një gol por ishte vonë pasi Dukagjini ka lojtarë me eksperiencë të madhe. U kthyem me tre mbrojtës të marrim të paktën diçka nga kjo ndeshje, por ishte e tëra për këtë takim. Duhet ta pranojmë realitetin. Ende nuk ka përfunduar asgjë. Shpresojmë për ndeshjen e fundit”, tha trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi.

’89-shit i duhet dështimi i Ferizajt në ndeshjen e fundit dhe fitorja e tyre për të kapur barazhin.