Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi përfundon huazimin te Jahn Regensburgu

Blendi Idrizi e ka përfunduar aventurën te Jahn Regensburgu si i huazuar nga skuadra e Schalkes.

Idrizi dhe Jahn Regensburgu nuk e siguruan qëndrimin në Bundesliga 2 dhe tani skuadra do të bëjë gara në rangun e tretë të futbollit gjerman.

Futbollisti i Kosovës ka kontratë me skuadrën e Schalkes deri në verën e vitit të ardhshëm. Schalke po ashtu nuk e siguroi qëndrimin në Bundesligë, dhe do të bëjë gara në Bundesliga 2 edicionin tjetër.

Idrizi 25-vjeçar u huazua në gusht të vitit të kaluar te Jahn Regensburgu, ndërsa në 19 paraqitje, e ka vetëm një asistim.

Kohën e kaluar te kjo skuadër Idrizi e ka përshkruar si shumë të mirë.

Edhe Idrizi i vendosur t’i dëshmojë vlerat në Bundesliga 2 Sport Idrizi i vendosur t’i dëshmojë vlerat në Bundesliga 2

“Koha këtu ka qenë shumë intensive, me shumë ngritje e ulje. E kam imagjinuar përfundimin e sezonit më ndryshe natyrisht dhe kam dëshiruar të qëndronim në ligë me skuadrën. Për fat të keq, jo të gjitha objektivat e caktuara mund të arrihen. Tani është koha të ngrihemi dhe të kërkojmë më shumë. Kam takuar njerëz të mirë dhe kam krijuar shoqëri. Dua t’i falënderoj të gjithë dhe kohën te Jahni do ta shikoj gjithmonë në aspekt pozitiv”, ka thënë Idrizi për faqen zyrtare të klubit të mërkurën.

Nga Jahn Regensburgu janë larguar 23 lojtarë.