Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq ka pranuar se skuadra e tij ishte inferiore në duel me Ballkanin në Suharekë.
“Urojë Ballkanin për fitore. Ishte shumë më agresiv dhe më i mirë. Ne ishim të lodhur nga ngarkesa e ndeshjeve të kaluara, si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikik. Tash e kemi një javë për rikuperim dhe do të mundohemi të reagojmë”, ka theksuar Ibrakoviq.
Ai nuk beson se Prishtina do të përfundoi në zonën e plejautit.
“Mendoj se nuk rrezikojmë të mbesim në barazh. Të gjitha ndeshjet i kemi luajtur mirë, pos kësaj sot. Do të mbledhim forcat”, ka shtuar Ibrakoviq.