Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrakoviq: Ballkani nuk e ka merituar fitoren

Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, ka vlerësuar se Ballkani nuk e ka merituar fitoren ndaj skuadrës së tij.

Të dielën në Podujevë, Ballkani fitoi 2:0 në derbin e xhiros.

“Ndeshja ndryshoi kur John u largua nga loja dhe kur humbëm penallti. Largimi i Johnit nuk mendoj se ishte i drejtë. Nuk e ka merituar kartonin e verdhë”, ka thënë Ibrakoviq. "Nuk e ka merituar fitoren Ballkanit. Loja ishte e mirë, me tempo, por po të realizonim penalltinë, loja do të kishte rrjedhë tjetër. Sa i takon titullit është e vështirë, por do të tentojmë të stabilizohemi. Nuk kemi pritur të kemi këtë ecuri, por edhe fati na ka kthyer shpinën pak”, ka shtuar trajneri boshnjak i Prishtinës.