Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, ka thënë se humbja nga Plzeni (1:0) nuk ishte e merituar.
Ndeshja u vendos nga një top i devijuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Stafi ynë ka analizuar lojën e Plzenit. Kemi pranuar gol me divijim. Kemi humbur raste. Mendoj që është humbje pa meritë”, ka thënë Kuç.
Mesfushori i pandalshëm po ashtu ka përmendur faktin që Ballkani kishte ndeshje kampionale të dielën. Kjo e kufizoi kohën në dispozicion për të përgatitur ndeshjen me Plzenin. “Nuk kërkojmë arsye pas humbjes, por na duhet një ditë më shumë për të përgatitur lojën. Në këtë nivel çdo ditë është e rëndësishme për ta përgatitur lojën. Ekipet janë të mëdha. Vetëm një ditë kishim për ta përgatitur këtë ndeshje. Si ekip nuk kërkojmë arsyetime, as unë si kapiten por duhet më shumë freski dhe më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen kampionale që e kemi të dielën”, ka shtuar Kuç.