Zlatan Ibrahimoviq u përfshi në listën e përzgjedhësit të Suedisë, Janne Andersson, për duelet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”.
Megjithatë, shërimi nga lëndimi i zgjatjes së muskulit shkoi më ngadalë sesa që u mendua. Ibrahimoviqi nuk ka luajtur që prej duelit me Lazion për shkak të dëmtimit të muskulit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sky Sport Italia” ka raportuar të enjten se Zlatani është kthyer i plotë në stërvitje, bashkë me Davide Calabrian dhe Rade Kruniqin.
Ndërkohë, “football-italia” njofton se ai do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Veronës në fundjavë, ndërsa do të ketë minutazhë në fundin e atij dueli.
40-vjeçari ka luajtur vetëm 30 minuta këtë sezon me Milanin dhe ka shënuar një gol.