Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zlatani mungon në stërvitje, kthehet Ekdal

Zlatan Ibrahimoviqi ka munguar në stërvitjen e së dielës për Suedinë, para ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Evropianit kundër Azerbajxhanit.

Suedia e Azerbajxhani luajnë të hënën prej orës 20:45 në stadiumin “Friends Arena”.

Për suedezët do të jetë ndeshja e dytë, pas disfatës që e pësuan nga Belgjika.

Sipas menaxheres së përfaqësueses, Petra Thoren, Ibrahimoviqi është stërvitur i ndarë nga grupi, por lajmi i mirë është rikthimi i Albin Ekdalit.

Ekdal ishte i sëmurë dhe nuk luajti kundër Belgjikës.