Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi i kthehet Milanit në stërvitje

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq, është kthyer në stërvitje pasi është shëruar nga një lëndim i muskulit.

Ai nuk ka qenë pjesë e ekipit kuqezi që nga fitorja kundër Napolit me rezultatin 3:1. Sky Sport Italia raportoi se veterani është kthyer për herë të parë në grup, por të martën do të mësohet nëse ai do të jetë gati për ndeshjen kundër Genoas që Milani e luan të mërkurën.

39-vjeçari këtë edicion me fanellën e Milanit ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me një asistim në gjashtë paraqitje. Ai vlerësohet i rëndësishëm për Milanin që synon titullin e kampionit dhe kthimin në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm