Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra rikthehet për Milanin

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, është rikthyer me dy gola e një asistim në një ndeshje miqësore në “Milanello”.

Suedezi e ka treguar praninë e tij që prej lëndimit në gjurin e majtë, të pësuar në një ndeshje të Serie A më 9 maj.

Ibrahimoviqi e ka synuar rikthimin kundër Lazios, pas pushimit me përfaqësuese dhe prezenca e tij do të jetë e pashmangshme pas izolimit të Olivier Giroudit, i cili doli pozitiv me koronavirus, shkruan “football-italia”.

Milani e luan ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit, tre ditë pas takimit me lacialët.

Artikuj të ngjashëm