Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq edhe një hap larg rikthimit në fushë nga Milani pasi është rikuperuar nga lëndimi i gjurit vitin e shkuar.
41-vjeçari ndihmoi Milanin ta fitojë titullin e kampionit sezonin e shkuar dhe menjëherë iu nënshtrua operimit për ta filluar rrugën e gjatë të rikuperimit, në mënyrë që të kthehet në fushë pa përfunduar edicioni aktual.
“Calciomercato” ka raportuar të premten se Ibrahimoviqi ka stërvitur me ekipin për herë të parë pas tetë muajve.
Krahas stërvitjeve me grupin, ai ka punuar edhe individualisht për të mos rrezikuar pasi është në fazën finale të rikuperimit.
Bazuar në këtë, gjasat janë të mëdha që Ibrahimoviq të jetë në fushë javën e ardhshme.
Te Milani po llogaritin që ai të jetë në gjendje të luajë minutat e para këtë edicion në duelet ndaj Torinos dhe Monzas, të cilat do të zhvillohen më 10 përkatësisht 18 shkurt.